Të paktën 7 persona u bënë viktima të shkarjes së dheut në qytetin e Sirnak në juglindje të Turqisë. Mbrëmjen e 27 janarit nga shkarja e dheut u mbulua një fushë futbolli, në të cilën po zhvillohej një ndeshje miqësore.

Fatkeqësinë natyrore e kishin paraprirë shira të dendur që nuk kishin reshtur së rëni për disa ditë me radhë. Masa e baltës së krijuar prej tyre kaloi rrethimin e stadiumit dhe vërshoi mbi spektatorët dhe lojtarët. 3 vetë u plagosën, njëri është shpallur i zhdukur.

Rrëshqitjet e dheut në Turqi janë një dukuri e shpeshtë në zonat kodrinore dhe malore, si dhe në zonat pranë lumenjve.