Në Spanjë nisi procesi gjyqësor ndaj Dr. Eufemiano Fuentes, i cili akuzohet për krijimin e rrjetit më të madh të dopingut për atletët profesionistë.

Që në vitin 2006 gjatë një operacioni të policisë në klinikën e Funtes u gjetën të paktën 200 mostra të gjakut të sportistëve të njohur. Fuentes asokohe kaloi në kundërofensivë, duke thënë se të merresh me sportin profesional bashkohor duke u bazuar vetëm në shëndetin vetjak është një vetëvrasje, dhe ai thejsht ishte përpjekur të zvogëlonte dëmin për organizmin e atletëve.

Karakteristik është fakti se Fuentes nuk akozohet dejtpërdjet për doping: në vitin 2006 në Spanjë akoma nuk vepronte legjislacioni bashkohor antidoping.