Drejt qytetit polak të Krakovit kanë fluturuar më shumë se 120 delegatë të Parlamentit Europian Hebraik (European Jewish Parlamebnt) nga e gjithë Europa, për të zhvilluar sesioni kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Kujtesës së Viktimave të Holokaustit, dhe për të diskutuar çështjet më të ngutshme të nivelit europian.

Programi i sesionit përveç seancave plenare dhe takimeve me anëtarët e Parlamentit Europian dhe të Sejmës (parlamenti) polake, përfshin një vizitë në memorialin e kampit të përqendrimit të Auschwitz, kur gjatë këtyre ditëve festohet përvjetori i lirimit të të burgosurve të kampit nga trupat sovjetike.