Hetuesit, të cilët po merren me rastin zjarrit në një klub nate në Brazil, ku humbën jetët 233 persona, nuk përjashtojnë faktin se mund të akuzohen muzikantët për vrasje pa paramendim. Siç del nga të dhënat e dëshmitarëve, muzikantët kanë përdorur piroteknikën, e cila u bë dhe shkaku i zjarrit.

0Zjarr në klubin e natës “Kiss” në qytetin Santa Maria ra natën duke u gdhirë e diela gjatë një koncerti, i cili po ndiqej nga të paktën një mijë njerëz - kryesisht studentë të universitetit lokal.