Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ra dakord me kontratën e kompanisë së bashkuar të ndërtimit të anijeve për ndërtimin e tre anijeve të tjera të vogla të pajisura me raketa të projekti 21631 "Buyan-M" (rus. «Буян-М»). Në të ardhmen e afërt kontrata do të nënshkruhet. Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i anijeve të pajisura me raketa të projektit 21631 në përbërje të armatimeve të Forcave Ushtarake Detare mund të arrijë në dhjetë.

0Anija kryesore e projektit "Grad Svijazhsk" (rus. «Град Свияжск») u themelua më 27 gusht të vitit 2010 dhe, siç pritet, do të bëhet pjesë e Flotiljes së Kaspikut verën e vitit 2013. Ku do të lokalizohen saktësisht anijet shtesë të projektit "Buyan-M" ende nuk dihet. Përveç Flotiljes së Kaspikut anijet e vogla të pajisura me raketa mund t’i jepen dhe Flotës së Detit të Zi.