Mbretëresha Beatrix e Holandës do të heqë dorë nga froni për t’ia lënë vendin djalit të saj të madh, Princit van Oranje-Nassau Willem-Alexander, njoftojnë mediat holandeze.

Oborri mbretëror holandez deklaroi se të hënën në mbrëmje Mbretëresha Beatrix do të mbajë një fjalim përpara kombit. Sipas të dhënave të mediave, në fjalën e saj Mbretëresha do të njoftojë se heq dorë nga froni në favor të Willem-Alexander.