Ushtarakët francezë në Mali deklarojnë se kanë rikthyer kontrollin mbi aeroportin Timbuktu në veri të vendit.

Në rrugën drejt aeroportit Timbuktu trupat qeveritare të Mali-t dhe kontigjenti i trupave franceze nuk hasën rezistencë të fortë nga ana e militantëve.

Të shtunën u çlirua nga islamikët qyteti Gao. Trupat franko-maliane hynë në Gao, duke qëlluar paraprakisht me raketa dhe duke marrë nën kontroll aeroportin, si dhe urën me rëndësi strategjike në jug të qytetit.

Më 10 janar në Mali mbërritën rreth 2.000 trupa ushtarake franceze.