Burimet izraelite konfirmuan se në kombinatin bërthamor sekret iranian në Fordow ndodhi një shpërthim, shkruan gazeta britanike Times. Gazeta i referohet burimeve nga shërbimet e sigurisë izraelite.

Burimet izraelite njoftuan se ata nuk kishin të dhëna mbi shkaqet e shpërthimit, dhe nuk mund të konfirmojnë se shkak i incidentit në uzinën për pasurimin e uraniumit ishte një akt sabotimi. Izraelitët kanë refuzuar të komentojnë njoftimet që pohojnë se sipas gjasave në afërsi të Fordow ditën e shpërthimit u vunë re avionë të Forcave Ushtarake Ajrore izraelite.

Autoritetet iraniane e përgënjeshtruan informacionit mbi shpërthimin.