Autoritetet e Kirgistanit miratuan një ligj mbi ndryshimet në Kodin Penal, të cilat forcojnë dënimet për detyrimin e grave për t'u martuar.

Në përputhje me dokumentin, në republikë do të funksionojë përgjegjësia penale për "rrëmbimin dhe detyrimin e femrës për t’u martuar kundër dëshirës së saj" në formën e heqjes së lirisë për një periudhë kohe 5 deri në 7 vjet. Versioni i mëparshëm i ligjit parashikonte dënimin në formë gjobe.

Në lidhje me detyrimin për t’u martuar të vajzave që nuk kanë mbushur moshën 17 vjeç, "dhëndri" mund të ndëshkohet me heqje lirie për një afat nga 7 deri në 10 vjet.

0Sipas të dhënave të aktvistëve të të drejtave të njeriut, çdo vit në Kirgistan numrohen më shumë se 16 mijë raste të rrëmbimit të nuseve.