Kina zhvilloi testimet e antiraketës, të projektuar për kapjen e raketave balistike në zonën e mesme të trajektores së tyre. Lëshimi testues, i cili u realizua ditën e dielë, rezultoi i suksesshëm.

0Ministria e Mbrojtjes e Kinës thekson veçanërisht se lëshimi i kryer mban në vetvete karakter mbrojtës dhe nuk është i drejtuar kundër ndonjë shteti. Kina u bë shteti i dytë pas SHBA-ve, i cili ka zhvilluar me sukses teknologjinë e kapjes së raketave balistike në zonën e mesme të trajektores.