Irani nisi një majmun në kozmos, njofton kanali televiziv iranian Al-Alam TV.

Më herët është njoftuar se kjo ngjarje ishte planifikuar në fillim të shkurtit të vitit 2013. Sipas të dhënave të kanalit televiziv, kapsula e lëshuar në kozmos me majmunin në brendësi të saj ul me sukses në Tokë. Gjendja shëndetsore e majmunit nuk bëhet e ditur.

Lëshimi në kozmos i majmunit është një përgatitje e Iranit për fluturimin me pilot, të planifikuar për vitin 2021. Shkencëtarët iranianë kanë si qëllim të studiojnë nëpërmjet majmunit punën e organizmit në kushtet e mungesës së peshës.

Më parë Irani ka dërguar në kozmos organizma të gjallë - krimba, një breshkë dhe një mi. Përpjekja në vitin 2011 për dërgimin e një majmuni në hapësirën kozmike dështoi.