India zhvilloi një test të suksesshëm të qitjes me raketën balistike K-15 Sagarika të nëndetëseve.

Raketa u lëshua nën ujë. Lëshimi u krye nga një kontenjer i veçantë, i vendosur në një platformë nënujore në Gjirin e Bengalit.

Sipas njoftimeve raketa u lëshua në distancën maksimale, mbushja e saj ra në pikën e përllogaritur. Detajet e tjera të testimit të zhvilluar nuk bëhen me dije.

Raketa K-15 mendohet të arrijë një distancë nga 750-1500 km dhe është e aftë të bartë një mbushje bërthamore. Raketa K-15 duhet të bëhet armatimi kryesor i nëndetëses bërthamore indiane “Arihant”, e cila mund të mbajë deri në 12 raketa të këtij lloji.