Gazeta libaneze "Al-akhbar" shkruan se Presidenti sirian së fundmi ka pritur në një takim "një grup përfaqësuesish arabë”, emrat e të cilëve nuk përmenden.

Gjatë takimit Assad tha se trupat qeveritare i kanë shkaktuar goditje të rënda forcave kundërshtare të tyre, dhe së shpejti rezultatet e këtyre fitoreve do të jenë të dukshme për të gjithë. Presidenti shpjegoi se ushtria i ka shtypur militantët dhe se ata kanë nën kontroll vetëm zonat kufitare. Përveç kësaj ka ende vatra të izoluara të rezistencës në disa qytete, por në tërësi situata është nën kontroll.

Assad është i bindur se faza më e vështirë e luftës civile ka kaluar, thekson gazeta.