Shteti australian Queensland, i ndodhur në verilindje të vendit, rezultoi i fundosur nën ujë si rezultat i pasojave të stuhisë tropikale "Oswald", e cila shkaktoi shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje.

Janë dëmtuar dhe janë përmbytur qindra shtëpi, janë thyer pemët, janë shkatërruar linjat e energjisë elektrike. Autoritetet lokale njoftojnë për tre të vdekur dhe dhjetra të lënduar. Në një sërë qytetesh është shpallur gjendja e jashtëzakonshme. Nga zonat më të prekura janë evakuuar disa mijra njerëz.

Shirat e dendur vazhdojnë. Situata mbetet e tensionuar.