0Mjekët e gjithë botës po venë alarmin. Gjithnjë e më shumë zbulohen shtame të bakterieve, ndaj të cilëve nuk mund të fitojë asnjë nga ilaçet që ekzistojnë sot. Vetëm në Bashkimin Evropian nga infeksionet që janë rezistente ndaj antibiotikëve, vdesin 25 mijë persona çdo vit. Për më tepër, sëmundjet që më parë kuroheshin lehtë tani po bëhen vdekjeprurëse. Sikurse qindra vjet më parë, po bëhet tepër i vështirë kurimi i tuberkulozit, gonorresë, meningjitit. Ndërhyrje të rralla kirurgjikale u shmangen komplikimeve, tregoi shefi i pavionit i kirurgjisë së kontaminuar i Spitalit klinik qendror ushtarak me emirn e Vishnjevskit Ivan Shandurenko:

- Numri i komplikimeve septike pas operacioneve gjithnjë e më shume rritet. Vetëm disa dekada pas shfaqjes së penicilinës, ky problem po bëhet gjithnjë e më i ngutshëm. Sa më shumë antibiotikë - përkatësisht, aq më i lartë fleksibiliteti i mikrorganizmave ndaj këtyre antibiotikëve. Po shfaqën enzimat, të cilat shkatërrojnë antibiotikët. Sigurisht, po krihojen antibiotikë të rinj, por mikrorganizmat po fillojnë gjithashtu të krijojnë metoda të reja të luftës kundër tyre.

Në kohën e shfaqjes së antibiotikëve u duk sikur ato e bënë njeriun të paprekshëm. Njerëzit filluan të mos vdesin më nga pneumonia dhe kontaminimi i gjakut. U reduktua në mënyrë drastike vdekshmëria nga sëmundjet e rënda infektive. Megjithatë, me kalimin e kohës, rrezikun kryesor po fillojnë ta përbëjnë vetë antibiotikët. Nën ndikimin e tyre bakteriet u nënshtrohen mutacioneve dhe po bëhen edhe më të fortë. Mjetet ekzistuese e kanë të pamundur tashmë t’i mundin ato. Si rezultat, lind një problem, më i tmerrshëm se AIDS, të paktën në rast të infektimit me virusin HIV pacienti ka disa vite kohë për të provuar metoda të ndryshme trajtimi. Në rastin e infeksioneve që tashmë iu janë nënshturar mutacioneve bëhet fjalë për disa ditë apo edhe orë jete.

Natyrisht, shkencëtarët po punojnë vazhdimisht për të krijuar barna të reja. Megjithatë, ekspertët nuk rekomandojnë, veçanërisht, të mbështetemi te ky fakt. Në të vërtetë medikamente të reja po zhvillohen shumë pak, ndërkohë që analogët e atyre ekzistuesë janë pothuajse të paefektshëm. Docenti i Departamentit të sëmundejve të brendshme i Universitetit shtetëror të Mjekësisë të Novosibirskut Vlladisllav Mitrohin nuk përjashton faktin që mund të rezultojnë të dobishme ilaçet e harruara prej kohësh:

- Nëse pacientët marrin shpesh ndonjë medikament, atëherë bakteriet prodhojnë mekanizma rezistence ndaj pikërisht këtyre ilaçeve. Ndaj antibiotikëve, të cilat përdoren rrallë, rezistenca nuk zhvillohet. Nëse ndonjë nga antibiotikët del jashtë përdorimit, ndaj tij ndjeshmëria mund të rifitohet. Prandaj ekziston një mendim i tillë, që disa nga antibiotikët e vjetër, të cilët ne tashmë nuk i përdorim më, në të ardhmen mund të rezultojnë të dobishëm.