Këngëtarja e famshme, fituesja e 8 çmimeve "Grammy", Tina Turner, do të bëhet një shtetase e Zvicrës, ku ajo u zhvendos në mes të viteve ‘90. Ajo jeton në qytezën Küssnacht në afërsi të Zürich.

Sipas shtypit zviceran, autoritetet lokale e kanë aprovuar dhënien e shtetësisë zvicerane yllit 73-vjeçar të muzikës. Tani dhënia e shtetësisë duhet të miratohet nga autoritetet e kantonit dhe Konfederatës. Sipas fjalëve të sekretarit për shtyp të këngëtares, Tina Turner do të heqë dorë nga shtetësia amerikane.