Në Kremlin mendojnë se plani i paqes i Presidentit të Sirisë Bashar Al-Assad, i kritikuar nga perëndimi, mund të shërbejë si një bazë e mirë për zgjidhjen e krizës siriane, deklaroi Sekretari për shtyp i Presidentit të Rusisë Dimitri Peskov në një intervistë, të publikuar ditën e premte në shtypin amerikan.

0Rusia mendon se e ardhmja e Sirisë varet nga vendimet e marra nga të gjitha palët e konfliktit - Qeveria e Presidentit Bashar Al-Assad dhe populli sirian, duke përfshirë këtu edhe opozitën. Vendimi për të ardhmen e Sirisë, i marrë diku jashtë kufijve, nuk mund të jetë i realizueshëm, theksoi Sekretari për shtyp i Kreut të shtetit rus.