Liderët e opozitës egjiptiane u bëjnë thirrje mijërave përkrahësve të vet të marrin pjesë në demonstratën e ditës së premten në Sheshin Tahrir në qendër të Kajros, për të protestuar kundër Presidentit të vendit Mohammed Mursi dhe "Vëllazërisë Myslimane".

25 janari konsiderohet fillimi i aksioneve masive antiqeveritare, si rezultat i të cilave u rrëzua Presidenti i Egjiptit Hosni Mubarak.

0Kundërshtarët e lëvizjes "Vëllazëria Myslimane" e akuzojnë atë për uzurpim të pushtetit dhe "tradhëti të idealeve të revolucionit".