Shërbimet e shpëtimit të Australisë shpëtuan 20 persona nga përmbytja, e cila filloi ditën e enjte për shkak të shirave të rrëmbyeshëm në shtetitn Queensland në veri të vendit, njoftuan ditën e premte mediat australiane.

Në veçanti, u arrit të shpëtohej një grua dhe tre fëmijë nga makina, e cila u nda në mes nga rrjedhja e ujit, si dhe 7 persona u evakuuan nga dy shtëpi të përmbytura.

0Përmbytja u shkaktua nga cikloni “Oswald” i cili goditi pjesën veriore të vendit. Fatkeqësia natyrore shkaktoi ndalimin e komunikimit lokal automobilistik dhe atij hekurudhor.