Kryetari i Bashkisë së Moskës Sergei Sobjanin uroi studentët në “Ditën e Tatjanës”, e cila festohet në Rusi më 25 janar dhe është gjithashtu dhe dita e studentit.

"Në Moskë kjo festë e mrekullueshme e studentëve rusë festohet më shumë se 250 vjet. Tradita filloi në universitetin më të vjetër në Rusi, në Universitetin e Moskës, ndërsa sot ajo vazhdon të ndiqet nga studentët e shumë institucioneve të larta arsimore të kryeqytetit", thuhet në mesazhin e urimit, të publikuar ditën e premte në faqen zyrtare të Internetit të qeverisë së Moskës.

0Sipas fjalëve të Kryetarit të Bashkisë, “Dita e Tatjanës” festohet ngrohtë dhe nga të diplomuarit e brezave të vjetër, të cilët ruajnë kujtime mirënjohësë nga vitet e studimit në Moskë.