Përleshjet midis përkrahësve dhe kundërshtarëve të projektligjit për dënimin e propagandës së homoseksualitmit filluan ditën e premte pranë godinës së Dumës Shtetërore në Moskë pasi dy vajza nga rreshtat e kundërshtarëve të ligjit në fjalë filluan të putheshin.

Kundërshtarët e ligjit përhapën gaz lotsjellës dhe u përpoqën të sulmonin kundërshtarët e vet me grushta, por ata u penguan nga policia. Gjithsej pranë hyrjes së parlamentit u mblodhën rreth 100 persona, përfshirë këtu edhe gazetarët. Bashkëpunëtorët e ruajtjes së ligjit arrestuan të gjithë ata që u përpoqën të kryenin veprime aktive.

0Projektligji mbi ndalimin e propagandës së homoseksualizmit midis fëmijëve parashikon për ketë gjoba deri në 12.5 mijë €.