Shtatë qytetarët japonezë, të cilët u kapën nga terroristët në uzinën e përpunimit të gazit në Algjeri, u kthyen në shtëpi, njofton ditën e premte televizioni japonez.

Grupi i qytetarëve u shoqërua nga i Dërguari i Posaçëm i Kryeministrit të Japonisë në Algjeri, Zëvendësministri i Jashtëm i vendit Suniti Suzuki dhe Koichi Kawana - Presidenti i kompanisë “JGC”, në të cilën punonin të lënduarit.

0Gjithashtu nga Algjeria në Tokio u transferuan nëntë trupat e specialistëve japonezë të vrarë.