Sot në orën 14:00 me orën lokale në Republikën Çeke filloi raundi i dytë vendimtar i zgjedhjeve të drejtpërdrejta presidenciale. Në këto zhgjedhje do të bëhet e qartë se cili nga dy kandidatët - ish-Kryeministri Milosh Zeman apo Ministri i Jashtëm Karel Schwarzenberg - do të mbajnë postin e Presidentit për 5 vitet e ardhshme. Pritet që pjesëmarrja në votime do ta tejkalojë 60%, ashtu si edhe në raundin e parë.

Votimi do të përfundojë sot në orën 22:00 me orën lokale dhe do të vazhdojë të shtunën nga ora 8:00-14:00. Rezultatet paraprake do të shpallen mbrëmjen e së shtunës.