Siç informoi të premten Ministria e Jashtme ruse, Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikola Poposki do të ndodhet në Rusi nga data 28-30 janar për një vizitë pune, gjatë së cilës ai do të zhvillojë bisedime me Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Supozohet se në përfundim të bisedimeve palët do të nënshkruajnë një marrëveshje dypalëshe mbi themelimin dhe kushtet e punës së qendrave kulturore ruse dhe maqedonase, si dhe një plan konsultimi për vitet 2013-2014.