Kolegji i Gjykatës Supreme i Karelisë për çështjet civile nuk e kënaqi apelimin e ish-bashkëshortit Sergei Timonen të ruses Svetllana Karelina, i cili morri fëmijët e tyre të përbashkët në Finlandë dhe kërkoi anulimin e vendimit të gjykatës së qytetit Petrozavodsk (Rusi) që binjakët 6-vjeçarë Artjom dhe Sonja duhet të jetojnë me nënën e tyre.

Më parë mbrojtësi finlandez i të drejtave të njeriut Johan Backman njoftoi se Svetllana Karelinës iu morrën binjakët 6-vjeçarë Artjom dhe Sonja, kur ata vizituan babain në fund të nëntorit në Finlandë.

0Nga ana tjetër në Ministrinë e Punëve të Jashtme (MPJ) të Rusisë nuk është konfirmuar marrja e fëmijëve të Svetllana Karelinës nga shërbimet sociale finlandeze.