Një ekip shkencëtarësh të Universitetit Johns Hopkins në Shtetet e Bashkuara publikoi në Internet fotot e poligonit të testeve bërthamore në verilindje të Koresë së Veriut, të kryera nga një satelit në fund të vitit 2012, njoftojnë të premten mediat japoneze.

Në foto mund të shihet hyrja në bunkerin komandues, si dhe pajisjet pa kabull që masin nivelin e rrezatimit. Aktualisht është e pamundur të përcaktohet nëse pajisja bërthamore është vendosur tashmë nën tokë.