0Sonda e re kineze duhet të fluturojë rreth Hënës, të ulet në të, të dërgojë informacion në lidhje me monitorimin e sipërfaqes së Hënës dhe të kthehet në Tokë. Nëse gjithçka do të shkojë vaj, kjo do të jetë ulja e parë e planifikuar në Hënë brenda 40 vjetëve pas uljes emergjente të kontrolluar të një aparati kozmik sovjetik në vitet ’70 të shekullit të kaluar.

Për nga numri i aparateve kozmike Kina është barazuar tashmë me Rusinë. Kina ia kalon Rusisë për sa i përket afateve kohore të përdorimit të satelitëve. Në vitin 2010 Kina për herë të parë në historinë e kozmonautikës u barazua me SHBA-të për nga numri i lëshimeve të aparateve kozmike. Atë vit të dyja vendet kryen respektivisht nga 15 lëshime të suksesshme të aparateve kozmike.

Tani Kina ka 200 aparate kozmike në orbitë - rreth 20% e numrit total të tyre në botë. Nga 20 satelitët, të cilët Kina ka në plan t’i nxjerrë në orbitë këtë vit, tre të katërtat e tyre në mënyrë direkte ose indirekte do të përdorem për qëllimre ushtarake, deklaroi për "Zërin e Rusisë" politologu Vladimir Jevsjejev:

- Kina po zhvillon programin nënujor, nëndetëse bërthamore me raketa balistike. Në këtë kuadër është thelbësore përcaktimi i lundrimit. Me shumë gjasa për lundrimin e nëndetëseve do të përdoret pikërisht sistemi kozmik. Ky është një nga qëllimet e dislokimit në orbitë të satelitëve të komunikimit.

Kina po zhvillon programin e saj kozmik në sfondin e shtrirjes së mbrojtjes amerikane antiraket nga Alaska deri në Australi nëpërmjet Japonisë, Koresë së Jugut dhe Filipineve. Sistemi amerikan i mbrojtjes antiraket është projektuar për neutralizimin e potencialit raketor të Kinës, mendon Vladimir Jevsjejev. Kina do të reagojë ndaj tij nga hapësira:

- Kina po punon mbi mundësinë e frenimit të veprimtarisë amerikane në kozmos. Me sa duket, një nga qëllimet e programit kozmik është sigurimi i një informacioni më të plotë mbi bazat ekzistuese amerikane. Mund të bëhet fjalë për mbikqyrjen e lëshimit të raketave në Azi, si dhe për mbikqyrjen e aleatëve të SHBA-ve, Japonisë, Republikës së Koresë dhe Tajvanit.

Gjatë dekadës së parë të këtij shekulli Kina ka investuar në programin e saj kozmik rreth 11 miliardë $. Kjo është rreth 15 herë më pak se sa investimi i SHBA-ve. Por për sa i përket tempit të rritjes së financimit të programeve kozmike, Kina ka disa vjet që i ka lënë pas SHBA-të dhe Rusinë.