Izraeli mund të sulmojë objektet bërthamore të Iranit dhe e konsideron të nevojshëm forcimin e sanksioneve ndërkombëtare kundër Teheranit, deklaruan disa zyrtarë izraelitë të enjten.

Mundësia e veprimeve ushtarak kundër Iranit lidhet me faktin se Irani nuk dëshiron t’u kushtojë vëmendje sanksioneve ekonomike dhe politike, tha në fjalën e tij në Forumin në Davos Presidenti izraelit Shimon Peres.

Çështja e një sulmi paralajmërues kundër objekteve bërthamore të Iranit është kthyer në një nga mosmarrëveshjet kryesore midis Izraelit dhe SHBA-ve. SHBA-të janë të mendimit se më parë duhet të përdoren të gjitha mjetet e presionit ekonomik dhe politik mbi regjimin iranian.