Pavarësisht grevës së personelit të sigurisë të aeroportit gjerman, të gjitha fluturimet e sotme nga Moska në Düsseldorf do të kryhen, njoftuan përfaqësuesit e kompanive ajrore që mundësojnë udhëtimet mes dy qyteteve.

Protesta në aeroportin ndërkombëtar të Düsseldorf-it, e cila nisi gjstë kohës së fillimit të ndryshimit të turnit në orën 4:00 të mëngjesit, do të zgjasë deri në orën 22:00 me orën lokale. Të enjten greva në aeroportet e Düsseldorf-it dhe Köln-it çoi në anullimin e më shumë se 200 fluturimeve dhe në vonesa të shumta.