Qeveria e Venezuelës do të padisë gazetën spanjolle me ndikim “El Pais” per botimin e fotografisë së rremë të Presidentit të Venezuelës Hugo Chavez, pasi ajo mendon se thjesht pendesa dhe kërkimi i të falurave nga ana e botimit nuk janë të mjaftueshme, njoftojnë ditën e premte mediat lokale.

"As fotografitë e tyre të pështira, as fushatat e tyre sistematike nuk do të pengojnë rimëkëmbjen e Presidentit", deklaroi në një konferencë për shtyp në Caracas Ministri i Komunikacionit dhe Informacionit i Venezuelës Ernesto Villegas.

0Më parë, “El Pais” publikoi një fotografi që së largu të kujtonte Hugo Chavez, një burrë të shtrirë në tavolinën e operacionit i rrethuar nga mjekët me një tub që dilte nga goja.