0Studimet e virusit të gripit të shpendëve u pezulluan dy vjet më parë. Pasi në Holandë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës u krijua një lloj virusi, i cili përhapet nga njeriut tek njeriu (ndërsa shtami origjinal i virusit ra në organizmin e njeriut pas kontaktit me shpendët), komuniteti shkencor vendosi të ngrijë punën kërkimore në lidhje me të. Kërcënimi pandemik për shkak të rrjedhjes së mundshme të virusit jashtë mureve të laboratorit ishte shumë i lartë. Por sot, megjithatë, pikëpamjet e shkencëtarëve kanë ndryshuar, dhe u vendos që puna të vazhdojë. Ndërkohë, disa ekspertë mendojnë se rreziku i përhapjes në masë të virusit nuk është ulur. Për shembull, ai mund të shndërrohet në armën e dëshiruar nga terroristët. Dhe para së gjithash, për shkak të pakapshmërisë së tij, tha në një intervistë për Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" veterani i njësisë ruse të antiterrorizmit Aleksei Fillatov:

- Nëse transportimi i lëndëve eksplozive dhe materialeve radioaktive mund të kontrollohet me mjete të përshtatshme zbulimi, në lidhje me materialet biologjike kjo gjë nuk është e mundur. Dhe madje me një sasi fare të vogël të kësaj substance mund të infektohet një numër i madh njerëzish. Prandaj, punë të tilla të shkencëtarëve duhet të zhvillohen patjetër nën kontrollin e strukturave të cilat veprojnë kundër terrorizmit ndërkombëtar.

Ndërkohë, shkencëtarët deklaruan se virusi me kalimin e kohës është vetë i aftë t’i nënshtrohet mutacionit në natyrë deri në mundësinë e përhapjes së drejtpërdrejtë në mes të njerëzve, dhe nuk ja vlen të dramatizohet më shumë se çduhet vendimi i shkencëtarëve për të rifilluar studimin e shtamit H5N1. Sipas mendimit të mjekes dhe biofizikantes Nelli Sosedova, një deklaratë e tillë nga homologët perëndimorë është e pabazë:

- Të thuash se në laborator ne do të krijojmë po të njëjtin shtam, ose në natyrë virusi i nënshtrohet po të njëjtit mutacion ashtu siç do ta krijojmë dhe ne në laborator, nuk bën. Jo gjithmonë mutacionet do të jenë të barabartë.

Megjithatë, ajo është e bindur se rifillimi i studimeve mbi virusin është i nevojshëm, në mënyrë që mos e gjejmë vetën të çarmatosur përpara një epidemie të mundshme:

- Humbjet e njerëzimit do të jenë të pazëvendësueshëm, nëse paralelisht nuk do të krijohen mjete mbrojtëse. Prandaj unë mendoj se studimet duhet të drejtohen mbi prodhimin e vaksinave dhe produkteve të tjera biologjike, të cilat do të jenë të afta të mbrojnë kundër mutacioneve të ndryshme të virusit që ekziston sot. Atëherë, nëse virusi në njëfarë mënyre do t’i nënshtrohet mutacionit në natyrë, shkencëtarët do të kenë një instrument, një lloj algoritmi nëpërmjet të cilit mjaft shpejt ata do të jenë në gjendje të krijojnë një material mbrojtës.

0Theks i veçantë, sipas mendimit të Nelli Sosedova, duhet të vihet mbi sigurinë e këtyre studimeve: ato janë të nevojshme, jo vetëm në lidhje me kushtet e respektimit të masave më të ashpra të mbrojtjes biologjike por dhe regjimit të veçantë të ruajtjes së sekretit rreth punës së zhvilluar shkencore, të siguruara nga shtete të ndryshme.