Qeveria e Bullgarisë mashtroi popullin në lidhje me koston e ndërtimit të centralit bërthamor "Belene" në prag të referendumit për elektrostacionin atomik të ardhshëm, deklaroi Lideri i Partisë Socialiste të Bullgarisë Sergei Stanishev, duke komentuar dokumentin mbi koston e tij, njofton shtypi bullgar.

Sipas fjalëve të Sergei Stanishev, Kompania kombëtare energjitike e Bullgarisë, kompania finlandeze “Fortum” dhe Agjencia ruse për energjinë bërthamore nënshkruan në Sofje që në vitin 2010 një marrëveshje me çmimin e fiksuar prej 6.297 miliardë euro për 2 blloqe të elektrostacionit atomik "Belene", shkruan botimi bullgar “DIR”.

Më parë, autoritetet e vendit deklaruan se kostoja e centralit bërthamor pretendohet të jetë jo më pak se 10 miliardë euro. Referendumi për ndërtimin e elektrostacionit të ri atomik në vend do të mbahet më 27 janar.