Bashkimi Europian e ka mirëpritur miratimin unanim të rezolutës 2087 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për lëshimin e satelitit nga Koreja e Veriut dhe shpreh keqardhjen për synimet e autoriteteve të Koresë së Veriut lidhur me vazhdimin e veprimeve provokuese, duke përfshirë testin e ri bërthamor, deklaroi të enjten në mbrëmje shërbimi për shtyp i Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe të Sigurisë Catherine Ashton.

Sipas Kreut të diplomacies së BE-së Qeveria e Koresë së Veriut është e detyruar të bashkëpunojë me komunitetin ndërkombëtar, duke përfshirë negociatat në kuadrin 6-palësh, të cilat duhet të çojnë në arritjen e stabilitetit rajonal.