Ministri i Jashtëm i Australisë u bëri thirrje qytetarëve australianë që të largohen menjëherë nga qyteti Bengazi (Libi) për shkak të rrezikut të sulmeve ndaj objektivave perëndimore në Libi në përgjigje të ndërhyrjes së Francës në konfliktin në Mali në janar të këtij viti.

Vendimi i Australisë për tërheqjen e shtetasve të saj nga Bengazi pasoi vendimet analogjike nga ana e autoriteteve të Gjermanisë, Britanisë së Madhe dhe Holandës.

0Administrata në Tripoli, megjithatë, deklaroi se siguria e përfaqësuesve perëndimorë në Bengazi nuk kërcënohet nga asgjë.