Në SHBA u zhvilluan mitingjet e personave të cilët kundërshtojnë kufizimet e pronësisë së armëve. Mbrojtësit e dy amendamenteve të Kushtetutës, e cila u garanton qytetarëve amerikanë pronësinë e lirë të armëve, dolën në rrugë në të gjithë vendin, njoftojnë Agjencitë Informative në SHBA. Numri i pjesëmarrësve në qytete të ndryshme të vendit arriti deri në disa dhjetëra mijëra.

0Shumica e protestuesve sollën me vete pllakate me parulla, por disa morrën me vete edhe armë. Megjithatë, aksionet, të cilat erdhën si një përgjigje ndaj masave shtrënguese të kontrollit mbi shitjen e pushkëve dhe pistoletave, të propozuara nga Presidenti i SHBA-ve Barack Obama, u zhvilluan në mënyrë absolutisht paqësore.