Zjarri i Universiadës Botërore, e cila do të mbahet në qytetin Kazan në verën e këtij viti, mbërriti me një avion special nga qyteti Busan i Koresë së Veriut në Vladivostok, nga ku ai i shoqëruar prej pishtarmbajtësit do të fillojë rrugën e vet drejt kryeqytetit të Tartarstanit, ku më 6 qershor do të zhvillohet ceremonia e hapjes së Lojrave, njoftoi përfaqësuesi i Administratës së rajonit të Primorjes.

0Më parë planifikohej që zjarri i Universiadës të sillej në Vladivostok me anijen ruse me vela “Sedov”, e cila ka kryer më parë një lundrim të plotë rreth e rrotull globit, por për shkak të stuhive në Oqeanin Paqësor anija nuk mundi të mbërrijë dot në kohë.