0Fitues në nominimin "Devices celular" YotaPhone rus u bë në Ekspozitën amerikane të Elektronikës së Konsumit (Consumer Electronics Show) që u mbajt në Las Vegas. Edhe pse favorit i saj u konsiderua Smartphone Xperia Z i Korporatës Sony, shumica e ekspertëve votuan për rivalin e tij rus. Profesionistët i bëri për vete fakti, që duke punuar në platformën e Android, YotaPhone me ekran të dyfishtë kombinon në vetvete funksionet e Smartphone dhe

eBook reader

0. Situatën e komenton Kryeredaktori i revistës “Komunikacionet Celulare” (russ. "Мобильные коммуникации") Leontij Bukshtejn:

- Suksesi i bujshëm i YotaPhone rus në Ekspozitën në Shtetet e Bashkuara u bë një e papritur e vërtetë për shumë njerëz, sepse asgjë nuk e parapriu, nuk e premtoi atë. Mund të themi se ne i befasuam ekspertët me vetë faktin që markat e reja mund t’i bëjnë konkurrencë tashmë markave të njohura. Sepse konsumatorët duan risi. Meqenëse treguesit kryesorë të gjithë i kanë afërsisht të njëjtë.

Megjithatë, duhet thënë, se risia e markës do të luajë, me shumë gjasa, më tepër kundër YotaPhone se sa në favor të tij. Rusia nuk është vendlindja e modeleve të njohura të telefonave celularë. Pavarësisht faktit se disa kompani vendore prodhojnë smartphone e tyre, ata i përkasin nivit të ulët të diapozonit të çmimeve. YotaPhone në shitjen me pakicë do të kushtojë rreth 500 $. Me fjalë të tjera, çmimi i tij do të jetë më i ulët se, për shembull, i modelit të fundit të iPhone. Megjithatë, për njerëzit që blejnë Gadgets të një klase të tillë, kostoja nuk është gjithmonë pika kryesore e referimit gjatë zgjedhjes së Smartphone, konfirmon një nga analistët e kompanisë për investime "Zbulimi" (russ. «Открытие» Aleksandër Vengranoviç:

- Blerësi do të krahasojë spektrin e vetive funksionale të këtij Smartphone me atë të modeleve të tjera tashmë të njohura. Dhe, sigurisht, meqenëse kjo është një markë e re, në fillim do të jetë i vështirë lansimi i shitjes dhe reklamimit të së tij, që të mësohet blerësi me të. Pajisja do të jetë mjaft funksionale dhe me vlerë të lartë të shërbimeve. Prandaj çmimi i saj do të jetë i lartë, kurse konkurrentë potencialë për të do të bëhen pajisjet më të fundit nga prodhuesit me emër - Apple, Samsung dhe HTC. Për shkak të kësaj YotaPhone do ta ketë të vështirë të zërë një pjesë të konsiderueshme të tregut, meqenëse në këtë segment një rëndësi të veçantë ka për blerësin vetë marka.

0Zyrtarisht YotaPhone rus do t’i paraqitet publikut të gjerë në shkurt të vitit 2013 në ekspozitën në Barcelonë. Në dyqanet ruse ai do të dalë në shitje në vjeshtë të këtij viti, ndërsa në tregun evropian në fillim të vitit të ardhshëm. Dhe atëherë do të bëhet e qartë nëse arriti apo jo Smartphone rus të zgjidhë detyrën kryesore - të arrijë që prodhimi në masë i YotaPhone përkatësisht cilësisë së vet të mos mbetet pas modeleve pilot.