Rusia vazhdon të mbrojë rolin qendror të OKB-së në Lindjen e Mesme dhe mbështet rregullimin e problemeve me mjete politike e diplomatike, deklaroi Presidenti i Rusisë Vladimir Putin në ceremoninë e dorëzimit atij të letrave kredenciale prej ambasadorëve të 19 shteteve në Moskë, njofton korrespondent i Radiokompanisë "Zëri i Rusisë".

Kryetari i shtetit kujtoi, se Rusia si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së synon të ndërmarrë veprime të përbashkëta me partnerët në interes të zgjidhjes së problemeve të përgjithshme.

0Vladimir Putin u shpreh gjithashtu edhe në lidhje me presidencën ruse në “G20”. Ai deklaroi se Rusia është e gatshme të ndërmarrë çdo përpjekje të mundshme me qëllim që së bashku me partnerët në "G20" të krijojë premisat e nevojshme për daljen e ekonomisë ndërkombëtare në brazdën e zhvillimit të qëndrueshëm dhe afatgjatë.