Radarët e rinj të prodhuar së fundmi të serisë "Qielli" (russ. «Небо») do të hyjnë në përdorim në njësitë e trupave ruse të radiolokacionit në vitin 2013.

Ministria e Mbrojtjes ruse deklaroi se "në vitin 2012 kaluan me sukses testet shtetërore radarët premtues “Podljot” («Подлет») të lartësive të vogla dhe radarët unikalë me 2 diapazone të lartësive të mesme dhe të mëdha, të cilët përkatësisht të gjitha karakteristikave të veta kryesore lënë pas analogët e vendeve të tjera".

Gjithashtu aktualisht po punohet për zhvillimin e radarëve pasivë ose gjysmë-aktivë për monitorimin e fshehtë të gjendjes në korridoret ajrore, theksoi Dikasteri rus i mbrojtjes.