Lëvizja radikle pakistaneze "Tehrik-i-Taliban Pakistan" ("Lëvizja e Talebanëve të Pakistanit") i bëri thirrje SHBA-së dhe OKB-së të ndalojnë përhapjen në shtetin verior indian Jammu and Kashmir "të terrorizmit hindu", përndryshe grupi do të zhvillojë sulme në vend. Zëdhënësi i talebanëve vuri gjithashtu në dukje se erdhi koha për të filluar një "xhihad të vërtetë për lirinë e myslimanëve të Kashmirit".

0Më herët, Kreu i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Indisë, Sushilkumar Shinde, akuzoi partinë më të madhe opozitare të Indisë "Bharatiya Janata Party” (BJP) dhe organizatën tjetër të djathtë hindu "Rashtriya Swayamsevak Sangh" (RCC) për veprimtari terroriste kundër myslimanëve në Indi.