Një grup shkencëtarësh nga SHBA-ja dhe Danimarka synon të rifillojë punën për krijimin e shtamit të ri artificial të gripit të shpendëve H5N1, i cili do të jetë shumë ngjitës dhe mund të transmetohet nga njeriu te njeriu.

Komuniteti shkencor vendosi vullnetarisht një moratorium për hulumtime të tilla në vitin 2011, duke u druajtur se shtami i rrezikshëm i virusit mund të përfundojë në mënyrë të papritur jashtë kufijve të laboratorit ose të bjerë në duart e terroristëve.

0Shkencëtarët, të cilët synojnë të rifillojnë studimet, mendojnë se puna e tyre është shumë e rëndësishme për të parandaluar pandemitë e ardhshme.