Disa shkencëtarë japonezë përdorën qelizat burimore (staminale) të njeriut për të krijuar folikulën e flokëve, njofton kanali televiziv “NHK”.

Shkencëtarët arritën të transplantojnë qeliza burimore në folikulën e papjekur të flokut, të marrë nga minj të porsalindur, dhe me pas ta implantojnë atë me sukses në një mi tjetër.

Transplantimi i folikulave të flokëve ka kufizime të caktuara për shkak të vështirësive të lidhura me rigjenerimin e tyre, kështu që shpikja e shkencëtarëve japonezë në të ardhmen mund të mundë plotësisht alopecinë (rënien e flokëve).

0Nga qelizat burimore mund të përftohet potencialisht çdo lloj indi dhe organi.