0Biznesmenët e mbledhur në këtë takim pune ishin mjaft optimistë. Ata shprehën besimin se ekonomia globale ka rreshtur së bëri në vend numëro dhe se së shpejti do të nisë të demonstrojë rritje, edhe pse jo të madhe, vetëm 3 për qind. Kryeministri rus Dimitri Medvediev u pajtua plotësisht me një parashikim të tillë. Megjithatë ekziston edhe diçka që kërkon një vemendje të veçantë, theksoi ai. - Kjo është barra e borxhit, rritja e të cilit është jashtëzakonisht e rrezikshme. Rusia, për fat të mirë, nuk është e kërcënuar nga ky rrezik.

Rusia do të përballet, sipas mendimit të disa ekspertëve, me rënien e çmimeve të burimeve të energjisë. Në këtë rast vendit do t’i duhet të kërkojë rrugëdalje nga kriza. Rusia i ka përgatitur tashmë "recetat" e duhura për këtë, tha Dimitri Medvediev.

- Ne duhet me të vërtetë të mendojmë se çfarë duhet bërë në rastin e ndryshimit të paradigmës së zhvillimit të energjetikës. Ndërsa ajo me siguri do të ndryshojë - çdo 50-70 vjet bota përjeton revolucion në sferën e energjetikës. Pas energjisë atomike do të vijojë faza e krijimit të burimeve të reja të energjisë. Dhe, si rezultat, hidrokarburet nuk do të përcaktojnë plotësisht fizionominë energjetike të planetit. Rusia duhet të përgatitet për këtë.

Biznesmenë të huaj kanë ofruar recetat e veta për zhvillimin e vendit. Disa prej tyre, si bashkë-themeluesi dhe partneri menaxhues i kompanisë “TGP Capital”, David Bonderman, ofruan më të popullarizuarën prej tyre - distancimin, heqjen dorë nga varësia e naftës.

- Të suksesshme ekonomitë janë bërë në sajë të risive. Për shembull, kompania Apple, e cila u themelua 40 vjet më parë, falë inovacioneve është tani mëse e suksesshme. Ndërsa nga 100 kompanitë, që ishin të fuqishme një shekull më parë, kanë mbetur vetëm fare pak syresh në të tilla pozita. Ky shembull tregon qartë se sa të rëndësishme janë ndryshimet strukturore. Është mjaft e rëndësishme që vende të tilla si Rusia kanë filluar të merren aktualisht me to dhe, më në fund, u shkëputën nga varësia e burimeve natyrore.

Drejtori i përgjithshëm i kompanisë “Glencore International AG”, Ivan Glazenberg, nga ana tjetër, beson se nuk duhet të hiqet dorë plotësisht nga shfrytëzimi i burimeve natyrore.

- Vendi nuk duhet të varet tërësisht nga lëndët e para (materialet e papërpunuara), por nuk duhet të injorojë njëkohësisht edhe zhvillimin e sektorit të burimeve natyrore. Aktualisht Kina, për shembull, ka një nevojë shumë të madhe për to, dhe Rusia nuk mund të mos e marrë parasysh këtë fakt. Sepse Afrika nuk është në gjendje t’i sigurojë të gjithë me to. Rusia zotëron 10-20 për qind të burimeve natyrore botërore dhe për të është i domosdoshëm vazhdimi i eksplorimit të tyre.

0Megjithatë, siç vënë në dukje ekspertët, detyrë prioritare për Rusinë në këtë periudhë është reduktimi i inflacionit, edhe pse ai nuk është fort i lartë - vetëm pak më shumë se 6.5 për qind. Përveç kësaj, theksoi Dimitri Medvediev, duhet ndryshuar cilësia e qeverisjes së vendit dhe vendosja e komunikimit direkt me shoqërinë. Megjithatë, ia vlen të shtohet këtu, se të gjitha këto nuk janë vetëm probleme të Rusisë, por dhe të mbarë botës.