Përfundoi pranimi prej uzinës së avionëve të Novosibirskut, e cila është pjesë përbërëse e holdingut "Sukhoi", i pesë bombarduesve të linjës së parë të frontit “Su-34”.

Ekuipazhet e avionëve kryen fluturimet sipas itinerarëve të përcaktuar, fluturimet në distanca të larta e të ulëta, manovrimet në ajër dhe verifikuan aftësitë e funksionimit të të gjitha sistemeve.

0Bombarduesi shumëqëllimor i linjës së parë të frontit “Su-34” i përket brezit të aeroplanëve "4+". Pavarësisht orëve të ditë-natës dhe kushteve të motit ai është i aftë të godasë objektivat tokësore, detare dhe ajrore në çdo zonë gjeografike, duke përdorur gjatë kësaj të gjithë spektrin e municioneve të aviacionit, përfshirë këtu edhe ato të përpikërisë së lartë.