Në Moskë, në Qendrën e Ekspozitave "Manezh", nga 13 shkurti deri në 31 mars të vitit 2013 do të zhvillohet ekspozita "Gjithçka për shitje!", ku do të paraqiten tabela (dyqani, zyre), piktura, vizatime grafike të periudhës së mbarimit të shekullit XX dhe fillimit të shekullit XXI.

Ekspozita përbëhet nga fondet e muzeve kryesore ruse dhe koleksioneve private.

Galeria fotografike

0Projekti "Gjithçka për shitje!" është përpjekja e parë për të mbledhur një koleksion sa më të plotë të shembujve më interesantë të tabelave (dyqani, zyre e kështu me radhë...), pllakateve, posterave dhe fotografive dokumentare të Rusisë, si dhe për të ekspozuar punët e piktorëve të fillimit të shekullit, të frymëzuar nga estetika e panaireve dhe rrugëve.