Londra do t’i japë Khartoum dhe Juba dokumentet historike dhe hartat, të cilat kanë lidhje me kohën kur Sudani fitoi pavarësinë në vitin 1956, për të ndihmuar të dy vendet që të zgjidhin mosmarrëveshjen e vijës kufitare.

0Sudani ka qenë nën mandatin egjiptiano-britanik nga viti 1899 deri në vitin 1956. Në vitin 2011 prej tij u nda Sudani i Jugut dhe u bë shtet i pavarur, por deri më tani kufiri mes dy vendeve nuk është përcaktuar për shkak të një sërë territoresh të diskutueshme kufitare.