Koreja e Veriut planifikon të zhvillojë provën bërthamore të radhës, të tretën për nga numri, si dhe do të realizojë lëshime të reja të raketave, njoftoi Komiteti Kombëtar i Mbrojtjes i Koresë së Veriut.

"Koreja e Veriut do të ndërmarrë hapa për kundërverpimin fizik ndaj SHBA-ve duke forcuar potencialin e saj mbrojtës dhe ushtarak, përfshirë këtu edhe zhvillimin e pajisjeve parandaluese bërthamore, duke rritur sasinë dhe cilësinë e tyre, për t'i rezistuar përpjekjes për të ushtruar presion mbi Korenë e Veriut", - kështu thuhet në një deklaratë të përhapur nga Ministria e Punëve të Jashtme e Koresë së Veriut.

0Testimet e mëparshme bërthamore në Korenë e Veriut janë realizuar në vitet 2006 dhe 2009.