Parlamenti i Katalonjës miratoi një deklaratë, e cila e shpall territorin e saj "subjekt sovran". Megjithëse ky dokument është më shumë simbolik se sa amendament ligjor, ai krijon megjithatë një precedent në bazë të të cilit mund të mbahet një referendum mbi ndarjen e rajonit nga Spanja, njofton Agjencia Associated Press.

Sipas një sondazhi të zhvilluar, gjysma e banorëve të Katalonjës janë pro pavarësisë së Katalonjës, gjysma tjetër - për ruajtjen e statusit aktual. Në të njëjtën kohë shumica e qytetarëve janë kundër pavarësisë me çmimin e daljes nga BE-ja.