Themeluesi i faqes zhurmëmadhe të Internetit "WikiLeaks", australiani Julian Assange, kritikoi skenarin e filmit "Pushteti i pestë" (ang. “Fifth Estate”) dedikuar këtij resursi.

Siç tregoi Julian Assange, "WikiLeaks" arriti të njihet me skenarin e filmit, me realizimin e të cilit po merret aktualisht studioja kinematografike “DreamWorks”. Veprimet e skenës së parë të filmit zhvillohen gjoja në një kompleks ushtarak iranian, ku po zhvillohet arma bërthamorë. Në skenën pasuese një shkencëtar bërthamor iranian kontakton me një agjent të CIA-s.

0"Skenari i këtij filmi është ndërtuar tërësisht mbi gënjeshtra e trillime absurde. Kjo është një propagandë masive kundër "WikiLeaks" dhe Iranit, e cila provokon fillimin e luftës", - deklaroi Julian Assange.