Rojet bregdetare të Japonisë goditën me topa uji një varkë tajvaneze, e cila ndodhej në afërsi të ishujve të diskutueshëm Senkaku (Diaoyu) në Detin e Kinës Lindore, për pronësinë e të cilëve pretendon Japonia, Tajvani dhe Kina.

Në bord ndodheshin 7 aktivistë. Ata kishin planifikuar të dërgonin në ishujt në fjalë statujën e perëndeshës Mazu, e cila konsiderohet si mbrojtëse e marinarëve dhe peshkatarëve. Në këtë mënyrë aktivistët dëshiruan të shprehin protestën e vet kundër qeverisë japoneze, e cila nuk e njeh zonën e peshkimit të Tajvanit në këtë territor.

Varka u detyrua të kthehet mbrapsht.